Më pak stres nëse flini të përqafuar me njeriun që doni

Më pak stres nëse flini të përqafuar me njeriun që doni
Psikologët na kanë treguar me qindra herë se nëse çiftet përqafohen me njëri tjetrin derisa flenë, japin një indikacion ose shenjë të një lidhje dashurie shumë të afërt me besim të ndërsjellë.

Studiuesit në Universitetin e Pittrsburghit sipas studimeve të tyre kanë gjetur së fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit ashtu si edhe e zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj. Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri derisa flenë kështu. Në të njëjtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak  mund të sjellë depression, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar.

Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oxytocin, që është hormoni i dashurisë që është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe  përshpejtimin e metabolizmit tuaj.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: