“Me bisht nën shalë në presidencë!”, takimi Meta-Rama në këndvështrimin e Berishës...edhe si "Kryetari"

“Me bisht nën shalë në presidencë!”, takimi Meta-Rama në këndvështrimin e Berishës...edhe si "Kryetari"
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ndër të parët që ka komentuar  takimin sot në Presidencë, mes Metës dhe Ramës, takim që zgjati rreth 90-minuta.

Takimi i zhvillua pas ngërçit të krijuar mbi pasuesin e ministrit të dorëhequr Fatmir Xhafaj, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit, emrin e ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama. “Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!!,” u shpreh në reagimin e tij Berisha, të cilit i referohej kryeministrit Rama. “Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence,” ka qenë ndër të tjera pretendimi i tij mbi takimin Rama-Meta.

Interesant është edhe fakti se mesazhin ish-kryeministri Berisha e ka shoqëruar me një foto, gjatë kohës që ai ka qenë në një vizitë jashtë vendit, në të cilën shkruhet: Kryetari

Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Këtij i thonë shah!

Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te paraqitet tek kryekomandanti. Sipas mediave, kerkeses se presidentit, kryekomandantit per takim gjenerali iu pergjigj ushtarakisht: do te vije si minister pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si minister te njoh per president, perndryshe nuk te njoh as si kryekomandant!

Mbreme Kallam Deshtaku u dergoi mesazh deputeteve te tij: No coment per rrezimin e Lleshit. Politika eshte shah.

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!!

Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence.

Ruci thote: ketij i thone shah-mat o Kallam Deshtak! Sb”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: