Mbytet anija pranë Sazanit, trageti shpëton mrekullisht peshkatarët

Mbytet anija pranë Sazanit, trageti shpëton mrekullisht peshkatarët
Një peshkarexhë është mbytur në mesnatë në afërsi të ishullit të Sazanit, teksa katër peshkatarë, anija e të cilëve u mbyt, falë një bidoni plastik kanë rezultuar me shumë fat për jetën e tyre.

Ata mbetën në det të hapur për rreth 4 orë, por aty kaloi trageti i linjës Brindisi-Vlorë, që pasi i ka pikasur, edhe i ka shpëtuar.

Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku është dhënë njoftimi që peshkarexha "Vasili LN" po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

"Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojës Bregdetare dhe të Delta Forcë, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t'ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve, por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.  Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).  Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit "Vasili LN", për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore", sqaroi policia lokale, pas ngjarjes.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: