Mblidhet qeveria, Sandër Lleshi emërohet zv/ministër me kompetencat e titullarit

Mblidhet qeveria, Sandër Lleshi emërohet zv/ministër me kompetencat e titullarit
Kryeministri Edi Rama ka emëruar gjeneralin Sandër Lleshi si zv/ministër të Brendshëm.

Emërimi është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Qeveria është mbledhur menjëherë pas seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku u miratua dekreti i Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Lleshi është emëruar zv/ministër i parë në Ministrinë e Brendshme dhe, sipas Kryeministrit Rama, do të ketë kompetencat e ministrit.

Më herët, Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Por Kryeministri Rama nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Lleshit dhe ka thënë se do t’i lërë edhe disa ditë kohë Presidentit Meta “që të krijojë bindjen e plotë për këtë figurë”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: