Ligji për rininë/ Boçi: Rama dhe Nikolla ushqejë të rinjtë me lugën e zbrazët të propagandës

Ligji për rininë/ Boçi: Rama dhe Nikolla ushqejë të rinjtë me lugën e zbrazët të propagandës
Pas miratimit të ligjit për rininë të miratuar sot në komisionet parlamentare, ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat Luçiano Boçi.

Në një mesazh në rrjetin social deputeti Boçi shkruan: “Fushata ka filluar dhe Ministria na paska nxjerrë nga mënga një Ligj për Rininë, që do udhëtojë 1094 km për të bërë “mrekullinë” e radhës.

Pasi ka vite që tallet “de facto” me Rininë, Rama dhe Lindita, tani po kërkojnë të tallen dhe “de jure”.

Dmth, sade fare, me Ligj. Çfarë cinizmi me rininë?! A thua kjo i paska penguar?!

Një Ligj-indulgjencë ky, apo si ofertë fast food-i “një sufllaqe një kola falas”, që kërkon të ushqejë të rinjtë me lugën e zbrazët të propagandës të një qeverisje makute e t’i nxjerrë nga pas gjuhën.

Qëllimi i vetëm i të cilit është thjesht mashtrimi i ca votave.

Zhgarravinat që Rama e Lindita i shkruajnë si falle filxhanësh, nuk verbojnë e trullosin më askënd.

Kilometrat e ligjit nuk janë asgjë para mijërave kilometrave që bën çdo ditë rinia shqiptare, për tu larguar nga sytë këmbët, pa e kthyer kokën pas, pikërisht, për shkak të hartuesve të këtij ligji.

80% e të rinjve, sipas sondazheve më prestigjioze ndërkombëtare, të cilët Rama dhe Lindita po u bëjnë “dhuratë” ligjin-dekoratë, duan “t’i bëjnë naftën këtij vendi” dhe mos ia shohin bojën as Kryeministrit e as ministres.

Sepse Rinia sot është e papunë e pashpresë dhe pa të ardhme.

Sepse Rinisë sot është e dëshpëruar dhe e revoltuar, jo se nuk ka ligj për të, por sepse të gjithë detyrimet ligjore që ekzistojnë nuk zbatohen në asnjë germë.

Rinisë sot i rrëmbehet nga xhepi edhe qindarka e fundit, për shkak të tarifave të larta të shkollimit, të abuzimit dhe korrupsionit.

Sepse Rinia shpërfillet kudo, në shkolla, Universitete, administratë dhe nuk ka më fuqi vendimmarrëse.

Sepse Rinia nuk mbështetet financiarisht nga shteti, nuk kreditohet, nuk stimulohet, por i është dorëzuar gratis nga qeveria alternativës së rrugës, kriminalitetit e drogës.

Sepse rinia sot nuk ka nevojë për hipokrizi ministrore e kryeministrore, por ka nevojë për alternativë dhe për zgjidhje.

Sepse Rinia është nisur tashmë në rrugën e saj, jo me autobus me ngjyra ylberi, për të shkulur pushtetin e kalbur, të hartuesve të paaftë e trushkulur të këtij vendi!"

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: