Largimi nga posti i ministrit, Xhafaj: Luftuam kanabisin, frenuam azilkërkimin dhe emigracionin ilegal

Largimi nga posti i ministrit, Xhafaj: Luftuam kanabisin, frenuam azilkërkimin dhe emigracionin ilegal
Ministri i Brendshëm, ende në detyrë, Fatmir Xhafaj dha një konferencë për mediat në Ministrinë e Brendshme ku deklaroi se dy nga sukseset e tij janë lufta kundër kanabisit si dhe menaxhimi më i mirë i kufijve me objektiv frenimin e azilkërkimit dhe emigracionit ilegal.

“Nuk ka qenë sfidë e thjeshtë lufta kundër tij, por kemi pasur gjithë vullnetin dhe aftësinë organizuese ti jepnim fund njëherë e mirë një prej fenomeneve më kriminale dhe e theksoj pa asnjë mbështetje shtesë në burime njerëzore, logjistike dhe financiare. Kemi përmbyllur operacionin e madh të antikanabisit të këtij viti. Po pres me padurim të shoh rezultatet e certifikuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë që asistojnë dhe monitorojnë këtë operacion të cilat do të ridëshmojnë sesi një histori turpi dhe dështimi me vite të tëra më në fund së bashku e kthyem në një histori suksesi. Është fakt i pranuar dhe certifikuar prej partnerëve tanë ndërkombëtarë, Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve europiane ku kultivimi i kanabisit është një fenomen.

Së dyti, menaxhimi më i mirë i kufijve me objektiv frenimin e azilkërkimit dhe emigracionit ilegal. Në korrik të vitit të kaluar para marrjes së detyrës time si Ministër vendi ishte nën presionin e shprehur të kthimit të regjimit të vizave për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të azilkërkuesve në Francë, Holandë, Belgjikë etj. Me një punë të mirëorganizuar mundëm që brenda 12 muajve ti kthejmë shifrat e azilkërkimit nga një histori dështimi në një histori suksesi”, deklaroi Xhafaj.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: