Kuvendi shkarkon Fatmir Xhafajn, ish-ministri i Brendshëm voton kundër vetes dhe ikën nga salla

Kuvendi shkarkon Fatmir Xhafajn, ish-ministri i Brendshëm voton kundër vetes dhe ikën nga salla
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputetët miratuan dekretin e Presidentit të Republikës me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pro dekretit votoi edhe ish-ministri, Fatmir Xhafaj, i cili menjëherë pasi shtypi butonin, u largua nga salla.

Në dalje nga Kuvendi, Xhafaj evitoi t’u përgjigjej edhe gazetarëve.

Aktualisht, Ministria e Brendshme është pa titullar.

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Sandër Lleshit në këtë post.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave do të emërohet Lleshi si zv/ministër i Brendshëm, me detyrën për të drejtuar institucionin.

Rama ka thënë sot se do t’i lërë edhe disa ditë kohë Presidentit Meta “që të krijojë bindjen e plotë për këtë figurë”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: