Kush bën poza më të bukura!!!!

Kush bën poza më të bukura!!!!
Instagrami, tendenca e fortë që bën bashkë të gjithë, të njohur e të panjohur, në të gjitha nivelet. I quajtur ndryshme edhe “narcizizmi masiv”, Instagrami, i lindur në vitin 2010 nga një ide e Kevin Systrom dhe Mike Krieger, të diplomuar në Stanford University, dhe më pas e blerë nga  Facebook në vitin 2012, kur ishin 22 milioni persona që tashmë e kishin nëpër celularë, Instagrami, për një vit, kapi shifrën rekord me 150 milioni përdorues në muaj. Një  boom që e shikon edhe Shqipërinë protagoniste, veçanërisht përmes figurave të njohura të ekranit dhe modës. Një masë njerëzore që doli të jetë e fiksuar pas autoportretit, që sfidohet mbi tema të ndryshme, që shpall veset, vlerat, kënaqësitë, zakonet, publikisht. Është një mani të cilës nuk i ka rezistuar askush, nga Papa tek presidentët e vendeve më të fuqishme të botës, nga diktatorët, tek mjekët teksa kryejnë një operacion. Mbi të gjitha, preferohet ajo që mori emër në 2013 si Selfie, që sposton kontrollin nga publikja tek jeta personale. Ka ndezur një debat të gjerë social sepse sipas sociologëve, nuk ka më jetë, emocion, kënaqësi, nëse nuk bën një shkrepje dhe fikson momentin tënd. Por ka bërë që edhe fotografët profesionistë tashmë të kalojnë në plan më të ulët sepse personazhet publikë janë aty, me celularë gati dhe nuk ka më scoop-e sepse ata vetë zbulojnë shumëçka nga jeta e tyre.

Po të hedhim një vështrim mbi disa nga personazhet femërorë më të njohur, dallohet qartë që tendenca për të pozuar është kthyer tashmë në një respektim të një manuali të caktuar sjelljesh, gati fikse, në emër të rritjes së nivelit të sensualitetit, në disa raste humorit, e në të tjera “mbulimin” e defekteve fizike përmes iluzionit optik që të fal poza.

Në këtë galeri fotosh dallohet me sy të lirë efekti i pozave nga bukuroshet shqiptare, e nëse kalon në adresa ndërkombëtare, zbulon që janë imitime perfekte të pozave më në trend, nëpër botë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: