Kur veshja të prish punë

Kur veshja të prish punë
Recilati i këngëtares së njohur, Anxhela Peristeri, ishte një nga eventet më të bukura të vitit, pas një karriere të gjatë e plot suksese. Por dihet që për një këngëtare, ku mbizotërues është zëri, edhe veshja ka pjesën e saj me rëndësi, në një spektakël të përmasave të tilla veçanërisht. Por edhe përmes fotove duket se në këtë pikë, pra tek veshja, Anxhela nuk ka goditur në shenjë. Veshja që ajo ka zgjedhur është aq e padukura, sa që i shton fizikut të saj të kolmë e plot nur, edhe ato kilogramë që nuk i ka. Ndoshta Anxhela ose ekipi që u kujdes për të, duhet të kishte qenë ca më i vëmendshëm. Por kjo nuk ka ulur aspak ekselencën e spektaklit, që ishte i një niveli të lartë profesional.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: