Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule viziton 6 grekët e ndaluar në Gjirokastër

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule viziton 6 grekët e ndaluar në Gjirokastër
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, vizitoi pasditen e sotme komisariatin e policisë së Gjirokastrës për tu interesuar për shtetasit grekë të ndaluar nga policia pasi bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Edhe pse deri tani është mundur të mësohet nga burime zyrtare se janë ndaluar 6 persona, mes tyre dhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathano, Dule foli për 12 të shoqëruar.

Kreu i PBDNJ-së u kujdes më shumë të përcillte mesazhet e duhura drejt shtetit fqinj, duke folur kryesisht greqisht, ndërsa për gazetarët shqiptarë u shpreh :

"Nga autoritetet policore u informuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal i kësaj procedure është deri në 10 orë. Shpresojmë që të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të gjithë të jenë të lirë në normalitetin e jetës së tyre".

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: