Krenaria e Shqiptarisë! Për 106 vjetorin e Pavarësisë shqiptarët “veshin” kuqezi kryeqytetin belg (Foto)

Krenaria e Shqiptarisë! Për 106 vjetorin e Pavarësisë shqiptarët “veshin” kuqezi kryeqytetin belg (Foto)
Në prag të festës së 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ajo që e bën kombin Shqiptar të ndihet krenar është festa e fëmijëve të shumtë, të cilët edhe pse të lindur jashtë trojeve shqipfolëse, janë mbledhur në kryeqytetin belg, për të nderuar vendin e origjinës së tyre.

Flamuri kombëtar është ngritur mbi Atomium, simbolin e Belgjikës, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Shpresoj që brenda disa vitesh, shqiptarët do të mund të thonë që Brukseli është edhe kryeqyteti i tyre, pasi atëherë Shqipëria do të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne duhet të punojmë për këtë”, tha Philippe Close, kryetar i bashkisë së Brukselit.

“Shqiptarët e Belgjikës kanë zgjedhur të festojnë në një mënyrë origjinale 28 nëntorin, duke rikrijuar hyrjen e Skënderbeut në Krujë, në kryeqendrën Europës, për të rikujtuar se shqiptarët kanë mbrojtur vlerat dhe identitetin europian”, shprehet Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Qytetarë të shumtë, pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në Belgjikë, u bënë pjesë e një aktiviteti festiv dhe veprimtari të tjera organizuar nga deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës, Ahmetaj Gjanaj me mbështetjen edhe të kryetarit të Bashkisë Bruksel, Phillipe Close.

Është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Belgjikë, pasi siç ka thënë Skënderbeu dhe kjo është edhe moto e Belgjikës: “Bashkimi bën fuqinë”, tha Ahmet Gjanaj, deputet shqiptar i Brukselit.

Nuk munguan në këtë eveniment edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel Suela Janina dhe ai i Kosovës Bernard Nikaj.

Me rastin e festave të nëntorit në Bruksel janë organizuar disa aktivitete festive në kuadër të festive të nëntorit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: