Korçë, digjet makina e ish shefit të policisë së Burgut të Drenovës

Korçë, digjet makina e ish shefit të policisë së Burgut të Drenovës
Makina e ish shefit të policisë në burgun e Drenovës, Adriatik Parisi është përfshirë nga flakët.

Automjeti tip Benz u djeg sot (6 nëntor) në garashin e 62-vjeçarit, në fshatin Burimas-Maliq.

Policia sqaron se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një mase në sistemin elektrik.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për "Ngjarje aksidentale".

/l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: