“KOMPENSIMI”/ Refuzoi Sandër Lleshin, Presidenti Meta dekreton kryetarin e SHISH-it

“KOMPENSIMI”/ Refuzoi Sandër Lleshin, Presidenti Meta dekreton kryetarin e SHISH-it
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar Kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Bendo është emëruar zyrtarisht në detyrë pas një viti që Meta mbante në sirtar propozimin e Kryeministrit Edi Rama.

Prej 12 muajsh, Helidon Bendo ka drejtuar SHISH-in si nënkryetar, pas largimit të ish-Kryetarit Visho Ajazi Lika.

47-vjeçari i lindur në Korçë ka punuar 21 vjet në SHISH në detyra të ndryshme, si inspektor terreni, kryetar dege, drejtor drejtorie në disa qarqe dhe drejtor drejtorie në qendër.

Kreu i SHISH u diplomua në 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Dekretimi i Helidon Bendos vjen menjëherë pas refuzimit për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: