Komenton deklaratat e Ramës/ Vasili: Çfarë zgjyre dhe llumi në krye të qeverisë

Komenton deklaratat e Ramës/ Vasili: Çfarë zgjyre dhe llumi në krye të qeverisë
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në një mesazh në rrjetin social, Vasili shkruan: “Çfarë llumi ne krye te qeverise.......

Për kryeministrin qe te përlante teatrin s'kishte rëndësi Gjykata kushtetuese se priste puna.

Edhe për marrëveshjen e detit nuk kishte asnjë problem për kryeministrin se nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Ndërsa për te emëruar ministër ne vazhdimësinë e trafikut dhe krimit, një nga çinonvniket e tij freskeberes, kryeministri merzitet fort se s'ka Gjykate Kushtetuese.

Po ky kryeminister qe nxori njemije felliqesira nga goja per presidentin Nishani,aq sa i hoqi edhe portretin nga zyrat, sot permes megafoneve te lodhur i referohet idiotesisht ish presidentit Nishanit.

Çfarë zgjyre dhe llumi në krye të qeverisë....”

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: