Kohë për kafe në Toronto, këngëtarja shqiptare njihet me ish-yllin e Juventus

Kohë për kafe në Toronto, këngëtarja shqiptare njihet me ish-yllin e Juventus
Këngëtarja shqiptare, Rudina Delia, ndodhet prej kohësh në Toronto të Kanadasë, ku po e zhvillon atje karrierën muzikore.

Tek skuadra e të njëjtit qytet të Kanadasë aktivizohet edhe një ndër lojtarët më të dalluar të Juventus dhe Italisë gjatë viteve të fundit. Bëhet fjalë për Sebastian Giovinco.

Rudina Delia dhe  Sebastian Giovinco janë takuar në një kafe të këtij qyteti dhe duket se janë bërë miq, teksa këngëtarja shqiptare ka ndarë edhe një foto me të.

“Me ish lojtarin e Juves Sebastian Giovinco,” – shkruan Rudina Delia, duke kujtuar se ishte koha edhe për një kafe në një nga baret më të njohura në qytetin kanadez, Toronto.

Nuk dihet nëse mes tyre ky ishte një takim i rastësishëm, apo i planifikuar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: