Kloop lë jashtë formacionit Xherdan Shaqirin, Liverpool tenton maksimumin në Serbi

Kloop lë jashtë formacionit Xherdan Shaqirin, Liverpool tenton maksimumin në Serbi
Frika nga trazirat ka shtyrë klubin anglez të Liverpool që të mos grumbullojë yllin zvicerian, Xherdan Shaqirin në transfertën serbe ndaj Crvena Zvezda.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri Jurgen Kloop, i cili tha se nuk duan të shkaktojnë incidente për shkak të origjinës shqiptare të Shaqirit.

"Kemi dëgjuar shumë spekulime për këtë temë. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë atje. Ajo është një ndeshje e rëndësishme dhe duam të fokusohemi 100 për qind në fushën e lojës, dhe jo të mendojmë gjëra të tjera. Prandaj menduam që Shaqiri të mos udhëtoje me ne. Ai është një lojtar fantastik, dhe klubi e dashuron atë. Por situata është e tillë", tha Kloop.

/l.k./

Marrë nga www.telegraph.co.uk

Shpërndajeni me miqtë tuaj: