Kategoria I/Sherri i dëshpëruar pas fitores bindëse, Vllaznia “tradhton” portierin

Kategoria I/Sherri i dëshpëruar pas fitores bindëse, Vllaznia “tradhton” portierin
Në fitoren e fundit të Vllaznisë, 3-1, ndaj Vorës, fitore që rreshton të besuarit e Hasan Likës në favorit kryesor për rikthimin në Kategorinë Superiore, fundi i saj ka rezultuar dramatik, për një nga pikat më të forta të kuqebluve.

Portieri i Vllaznisë, Alen Sherri, pësoi gol pas 666 minutash, kur rezultati ishte 3-0 në favor të Vllaznisë, madje ai u ndëshkua në kohë shtesë. Kjo bëri që sherri i largohej tepër i mërzitur nga fusha, pasi pretendoi se mbrojtja nuk tregoi kujdesin e duhur, duke e konsideruar fitoren të hipotekuar, pa menduar mbi dëshirën e tij për të vendosur ndonjë rekord.

Janë mbyllur dhe dy ndeshjet e fundit të javës së tetë në Kategorinë e Parë.

Në të dyja grupet është zhvilluar nga një takim, ku në grupin A, Veleçiku ka mundur Burrelin me rezultatin 1-0. Ishte goli i Plishtit në pjesën e dytë që bëri diferencën në këtë sfidë. Në këtë mënyrë është skuadra nga Kopliku shkon në vendin e 5 me 12 pikë, ndërsa Burreli mbete në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

Në grupin tjetër Besa fitoi me vështirësi ndaj Lushnjes, ku e zgjodhi atë në minutën e 87-të, me anë të Tedi Cara, i cili ka realizuar golin me vlerën e tre pikëve, duke i rikthyer kavajasit në vendin e parë në grupin B me 17 pikë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: