Kapen shqiptarët e bandës së drogës në Itali

Kapen shqiptarët e bandës së drogës në Itali
Policia italiane ka prangosur sot 5 shqiptarë e 1 italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat raportojnë se operacioni i koduar “Brothers” ka shkatërruar aktivitetin kriminal të bandës që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit. Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.

Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç. Ndërsa në urdhër-arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç u arrestuan pas urdhrit të prokurorit.

/l.k./

Marrë nga http://www.tg24.info

Shpërndajeni me miqtë tuaj: