Juristit të Hipotekës i digjet makina, ja çfarë u tha policëve

Juristit të Hipotekës i digjet makina, ja çfarë u tha policëve
Digjet makina e juristit të ZVRPP (Hipotekës) në Vlorë. Automjeti tip BMW në pronësi të Ervin Piero, 31 vjeç, është djegur dje gjatë natës ndërsa ndodhej e parkuar në një zonë afër Rrugës Transballkanike.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës.

Makina me targë AA 990 SE është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të saj, por ndërkohë nga zjarri është dëmtuar dhe një automjet tjetër që ishte parkuar pranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35 të së mërkurës, ndërsa është precedenti i dytë i regjistruar në vetëm pak ditë me djegie makinash në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me funksionin e tij. Gjatë marrjes në pyetje, vetë Ervin Piero ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: