ITALI/ Operacion antidrogë, pranga presidentit shqiptar të skuadrës së futbollit dhe tre vëllezërve

ITALI/ Operacion antidrogë, pranga presidentit shqiptar të skuadrës së futbollit dhe tre vëllezërve
Presidenti i një klubi futbolli në Itali është arrestuar në zonën e Breshias.

Mediat italiane shkruajnë se Gëzim Sallaku, presidenti i klubit të futbollit në serinë D “Darfo Calcio”, është prangosur për armëmbajtje pa leje.

Në vilën e biznesmenit shqiptar u gjetën tre armë zjarri pa leje dhe një sasi municioni, të fshehura në një hendek në garazh.

Së bashku me Sallakun janë arrestuar edhe tre vëllezërit e tij, të cilëve iu gjetën pistoleta që mbanin pa leje.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimet dhe kontrollet e banesave u kryen në kuadër të një operacioni masiv antidrogë, ku janë ekzekutuar brenda natës 22 urdhër-arreste të lëshuar me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias italiane e prokurorisë së Brescias.

Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një organizate kriminale me aktivitet kryesor prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Veprimtaria e grupit kriminal shtrihej në zonën Parma-Breshia-Bergamo, në Italinë e Veriut.

E paqartë mbetet nëse arrestimi i katër vëllezërve Sallaku është kryer në kuadër të goditjes së kësaj bande apo bëhet fjalë për çështje më vete.

Biznesmeni Gëzim Sallaku është emër i njohur në kronikat italiane.

Në shkurt të vitit të kaluar, presidenti shqiptar i klubit të futbollit “Darfo Calcio”, u arrestua për evazion fiskal dhe mashtrim financiar. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: