Gruaja e kryeministrit çek e pasionuar pas modës, ja si i justifikon shpenzimet për veshjet

Gruaja e kryeministrit çek e pasionuar pas modës, ja si i justifikon shpenzimet për veshjet
Monika Babisova, gruaja e Kryeministrit të Çekisë, Andrej Babis, krahasohet me Zonjën e Parë të SHBA-ve dhe madje shpesh herë konsiderohet “Melania Europiane”.

Ajo edhe kur u shfaq së fundmi, në 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, tërhoqi goxha vëmendje.

Çekja me origjinë sllovake u shfaq e veshur me një fustan të kuq, me shpatulla të hapura.

Monika është 43 vjeçe, 20-vjet më e re se burri i saj kryeministër.

Jeta e saj e kushtueshme provokon edhe më shumë komente në rrjetet sociale.

“Unë kam shpenzuar gjithmonë shumë para në rroba, dhe që kur Andrej është kryeministër duhet të kujdesem me shumë. Unë nuk e di se sa shpenzoj në gardërobë dhe nuk dua ta di,” shprehet ajo, lidhur me pretendimet mbi shpenzimet për veshjet, në një intervistë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: