Gjykata lë pas hekurave tre të arrestuarit për drogën në Has

Gjykata lë pas hekurave tre të arrestuarit për drogën në Has
Gjykata për Krime të Rënda ka lënë pas hekurave tre nga 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has.

Në qeli mbetën Xhavit Shuti, Vehbi Barushi dhe Flamur Çela, ndërsa për 76-vjeçarin Mustafa Shuti dhe nusen e djalit të tij, Anila Shuti gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie.

Në laboratorin e Hasit, lënda narkotike përpunohej dhe me pas hidhej në treg, por destinacioni kryesor ishte Gjermania dhe disa vende të Evropës Perëndimore.

Agjencitë ligjzbatuese tregohen të rezervuara në detaje për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se në kërkim janë personi që përgatiste heroinën, i njohur ndryshe si kimisti, si dhe ideatori e financuesi i aktivitetit të kriminal.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: