Gjykata e Tiranës “lan duart” me padinë e Gardës për Prendin dhe Llupon e “21 Janarit”

Gjykata e Tiranës “lan duart” me padinë e Gardës për Prendin dhe Llupon e “21 Janarit”
Gjykata e Tiranës “lan duart” duke shpallur moskompetencë për shqyrtimin e padisë së Gardës së Republikës për ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi dhe ish-shefin e njësisë speciale të Gardës, Agim Llupo.

Garda përmes gjyqit kërkon shumën financiare të përdorur për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të 21 janarit.

Vlera totale që Garda e Republikës kërkon nga të pandehurit është 2.1 milionë euro. Arsyetimi i Gardës gjatë padisë së saj është se të dy janë gjetur më parë fajtor për vrasje nga gjykata gjatë një procesi penal.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: