Fier/ E kanë shkollën larg dhe u duhet të ecin në këmbë ose me urban, protestojnë nxënësit

Fier/ E kanë shkollën larg dhe u duhet të ecin në këmbë ose me urban,  protestojnë nxënësit
Fëmijëve të Mujallisë dhe të Grecallisë në Fier iu duhet të hipin çdo mëngjes në urbane publike ose të ecin pesë kilometra në këmbë deri në shkollën e re në fshatin Daullas, pasi shkolla në fshatrat e tyre u mbyllën.

Drejtoria e Arsimit ka marrë vendimin që nxënësit të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve. Për prindërit  kjo gjë është e padrejtë pasi ata u duhet të qëndrojnë edhe shumë kohë mbas mbarimit të mësimit për të pritur autobusin e linjës.

Janë rreth 22 fëmijë që hipin në një transport publik pa asnjë lloj kushti, pa asnjë lloj përkujdesje nga mësuesit.

Banorët  protestuan dhe kërkuan një mjet në dispozicion për t’i  çuar në shkollë dhe për t’i marrë. Prindërit thonë se nëse nuk gjejnë zgjidhje do detyrohen të largojnë fëmijët e tyre nga mësimi.

Drejtoria e Arsimit po shqyrton problemin e krijuar dhe pritet të dalë me një vendim.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: