Emërimi i Lleshit, Rama: Nesër do t’i dërgoj Metës dekretimin, që të futemi në binarët e kushtetutës

Emërimi i Lleshit, Rama: Nesër do t’i dërgoj Metës dekretimin, që të futemi në binarët e kushtetutës
Kreyeministri Edi Rama deklaroi pak minuta më parë në emisionin Real Story se do të dërgojë sërish në Presidencë kandidaturëne Sandër Lleshit për dekretim në postin e Ministrit të Brendshëm. Kjo sipas tij është një mundësi e mirë që Presidenti të futet në binarët e kushtetutës.

“Unë nesër do t’i dërgoj presidentit dekretimin ku përsëri do ti dërgoj dekretimin e Sandër Lleshit me një letër apo me një relacion shpjegues të mirë argumentuar dhe në traditën e krijuar nga presidenti përhir të vërtetës që në rastin e negociatave me Greqinë për të arritur në atë marrëvehsje e plotfuqishme, ka çuar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar procesin.

Në këtë traditë do t’i çoj presidentit një shkresë shumë të detajar që të futemi në binarët e kushtetutës”, tha Rama.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: