Ëmbëlsirë nga limoni

Ëmbëlsirë nga limoni
100 gr limon

1.5 kg sheqer

10 gr uthull vere

2 litra me ujë.

Lëvoren e limonit grijeni në rende. Hidheni të zihet në tre ujëra, ndërsa vetëm zierja duhet të zgjasë 4 minuta, (çdo zierje përsëriteni me ujë të ftohtë). Bëni shurup gjysmë të dendur nga uji dhe sheqeri. Priteni frutin e ftohur në copëza dhe qiteni në shurup bashkë me lëvoren e grirë. Ëmbëlsirën lëreni të zihet derisa limoni të zbutet, ndërsa shurupi të dendësohet.

Në fund shtoni uthull vere në ujë të nxehtë dhe zieni edhe 2 – 3 minuta. Ëmbëlsirën e përgatitur hidheni në një enë tjetër të pastër dhe lëreni të qëndrojë 5-6 orë. Hidheni në kavanoz të sterilizuar dhe ruajeni në një vend të errët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: