Ekzekutimi i mikut të Shullazit dhe shoqëruesit, hakmarrja dhe e kaluara kriminale janë pistat e hetimit

Ekzekutimi i mikut të Shullazit dhe shoqëruesit, hakmarrja dhe e kaluara kriminale janë pistat e hetimit
Hetimet për vrasjen e Edison Harizajt dhe mikut të tij Genci Caci mbrëmjen e së martës në një atentat të tipit mafioz në Durrës, janë përqendruar tek hakmarrja dhe e kaluara kriminale e të ekzekutuarit.

Policia mendon se vrasja ka qenë e mirëorganizuar dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Ndaj viktimave kanë qëlluar të paktën 2 armë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 15 gëzhoja.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes për shkak të të kaluarës dhe precedentëve penalë të Edison Harizajt.

Ai ishte hetuar për disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit në qytetin e Vlorës.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: