Edhe ambasada e SHBA dyshon tek “i komanduari” Lleshi? Reagimi: Duhet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale

Edhe ambasada e SHBA dyshon tek “i komanduari” Lleshi? Reagimi: Duhet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale
Dy përfaqësitë më të rëndësishme ndërkombëtare në Tiranë kanë shprehur dyshimet nëse një “zv/ministër i parë” si Sandër Lleshi mund të sigurojë vazhdimësinë në luftën kundër krimit.

Ambasada amerikane ka reaguar, duke shprehur shqetësimin me gjuhë diplomatike.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Në krye të kësaj deklarate, ishte përgëzimi për “përparimin që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri” në muajt e fundit.

Ambasada amerikane thotë se ky përparim është “rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët”.

Një ditë më parë, edhe ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, kishte deklaruar se “duhet patjetër një Ministri e Brendshme funksionale”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: