Ecte buzë rrugës, përplaset nga makina dhe humbet jetën shqiptari në Itali

Ecte buzë rrugës, përplaset nga makina dhe humbet jetën shqiptari në Itali
Një emigrant shqiptar u aksidentuar për vdekje teksa kalonte buzë rrugës. Ngjarja raportohet nga mediat italiane se ka ndodhur dje dhe se viktima u identifikua si T. A., 65 vjeç.

Shqiptari që humbi jetën banonte prej vitesh në Montalbano Jonico afër provincës së Materas. Aksidenti ka ndodhur kur shqiptari po ecte në këmbë afër një rrugë, por ky moment ka përfunduar fatal pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz”.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa edhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme emigrantit shqiptar.

Autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin.

/l.k./

Marrë nga www.gazzettadellavaldagri.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: