E kishin kthyer tunelin ne serë kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarë në Angli

E kishin kthyer tunelin ne serë kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarë në Angli
Dy shqiptarë të arrestuar për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.

Aleksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, kultivonin qindra bimë narkotike, kur u arrestuan në shtator gjatë një operacioni policor.

Vlera në treg e shitjes së kanabisit arrinte në 3 milionë paund. Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.

Policia konstatoi në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitjen e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e që merrnin 100 paund në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.

Tuneli i Aleksander Shytit dhe Altin Dedës besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar në Angli.

Tuneli kishte vetëm një hyrje nga një derë e vogël në një gurore të braktisur. Aty u zbuluan mbi 4,000 rrënjë kanabisi, që ishin të shpërndara në 40 dhomat e bunkerit që zyrtarisht është mbyllur para 20 vitesh.

Atë bunker e kishte ndërtuar Ministria e Mbrojtjes për nevoja të saj, për t’ia lëshuar më pas kompanisë Heinz, që e shfrytëzoi për të kultivuar kërpudha.

/l.k./

Marrë nga www.thesun.co.uk

Shpërndajeni me miqtë tuaj: