DEKLARATA/ Saimir Tahiri lëshon akuza për komplot: “Dora e zezë” më sulmoi, oligarkët e sponsorizuan

DEKLARATA/ Saimir Tahiri lëshon akuza për komplot: “Dora e zezë” më sulmoi, oligarkët e sponsorizuan
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lëshuar sot akuza se ka patur një komplot për ta sulmuar me akuzat e përfshirjes në trafik droge me Habilajt.

Tahiri nuk dha detaje për njerëzit që qëndrojnë pas këtij sulmi e që i cilëson si “dorë të zezë”.

“E vërteta nuk rri dot fshehur sado të sponsorizojë ajo dora e zezë që e nisi fshehur. Ju kujtohet si vitin e kaluar dola në konferencë shtypi e deklarova se ndaj meje nuk kishte hetim. Atëherë ajo dora e zezë që paguhet me paratë e oligarkëve lëvizi fort për të dëshmuar që dokumentet e mia nuk ishin të vërteta. Pas deklaratës sime lëvizi edhe prokuroria shqiptare dhe prokuroria italiane regjistrimin hetimi. Janë prokurorë ata që nuk nxorën asnjë fjalë për atë u quajtur banda e trafikut të drogës. Më pas i kërkuan gjykatës italiane përfundimin e hetimeve se nuk ka asnjë hetim ndaj Tahirit unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asgjë ndaj Saimir Tahirit. Po ajo dora e zezë këtë vendim prej muaj nuk e nxori dhe nuk e shpërndau”, tha ish-ministri i Brendshëm.

Të vetmet detaje që Saimir Tahiri ka dhënë për “komplotistët” është se janë njerëz me pushtet, madje edhe mbi median dhe të lidhur me oligarkët.

Duket se Saimir Tahiri ka përjashtuar Kryeministrin Edi Rama nga radhët e “komplotistëve”, teksa, duke iu referuar vendimit të autoriteteve italiane që mbyllën hetimet ndaj tij, tha:

“Nuk e di nëse do ketë njeri kurajë që të thotë se unë e kam blerë këtë vendim apo më keq e ka blerë Edi Rama që ruajna Zot ka fuqi të blejë gjykatat italiane”.

Teksa ka akuzuar “dorën e zezë” që ka orkestruar gjithçka, ai ka folur edhe për “bilbilë e kopilë” që kanë mbështetur këtë sulm si pjesë e “orkestrës”.

“Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë, gruan, motrën, kunatin, baxhanakun”.

Akuzat çuan në largimin e Saimir Tahirit rreth nju vit e gjysmë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm dhe më pas edhe dorëzimin e mandatit të deputetit.

Por, sipas ish-ministrit, edhe pse është ngritur një grup prej 7 prokurorësh për ta hetuar, ai nuk është thirrur asnjëherë në Prokurori prej një viti, ndërsa në Katania hetimet u mbyllën pas pesë muajsh, duke konkluduar se nuk ka elementë për të mbështetur akuzën. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: