De Biasi gati të rikthehet, e kërkojnë tek Arisi

De Biasi gati të rikthehet, e kërkojnë tek Arisi
Gianni De Biasi mund të rikthehet në bankinë. Me gjasa do të joshet nga një aventurë e re në Greqi. Klubi i Aris Selanik nuk po kalon një moment të mirë, duke regjistruar disa rezultate negative radhazi ndaj drejtuesit kanë shkarkuar trajnerin dhe një ndër emrat e lakuar për të marrë vendin e tij është dhe ish-trajneri i Shqipërisë.

62 vjeçari foli në mediat greke duke theksuar se e njeh historinë e klubit por askush nuk e ka kontaktuar për këtë fakt. Në të njëjtën kohë ai pranoi se është i hapur për të negociuar nëse klubi grek do i paraqesë një propozim.

"Unë e njoh ekipin e Arisit. Është një klub me shumë histori dhe tifozë në Selanik. Dy ish-lojtar të mi kur isha te kombëtarja shqiptare luajnë aty. Mavraj dhe Basha luajnë atje. Është një projekt interesant dhe unë do e diskutoj. Por deri më tani nuk më ka kontaktuar askush."-tha ish-trajneri i Torinos dhe Udinezes.

/l.k./

Marrë nga gazzetta.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: