Champions League, Spalleti flet me superlative në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës

Champions League, Spalleti flet me superlative në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës
Në prag të supersfidës së Champions League ku Inter pret Barcelonën në "Giuseppe Meazza" të martën në mbrëmje trajneri i zikaltërve ka folur për ndeshjen.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje, trajneri i italianëve, Luciano Spalletti nuk humbi kohë për të lavdëruar ekipin katalanas, ndërsa veçoi punën e Ernesto Valverde dhe talentin e Lionel Messit.

"Fanella e Messit është ajo që dëshiron çdo fëmijë që ëndërron të bëhet futbollist. Ai luan ndeshjen me një shpejtësi tjetër. Ai është më i miri. Kur flisni për Barcelonën, po flisni për nivelin më të lartë të vështirësisë që ekziston. Barcelona është një pikë referimi për trajnerët në çdo sport".-deklaroi tekniku i zikaltërve.

Ndeshja Inter-Barcelona e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League do të nisë në orën 21:00 .

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: