Atentati, si u ekzekutua miku i Shullazit dhe plagos rëndë shoqëruesi i tij

Atentati, si u ekzekutua miku i Shullazit dhe plagos rëndë shoqëruesi i tij
Policia zbardh detaje të reja lidhur me atentatin e realizuar në Durrës ndaj Edison Harizaj, 39 vjeç nga Vlora, i cili mbeti i vdekur në vend dhe plagos rëndë shoqëruesi i tij Genci Caca.

Siç bëhet e ditur, 39-vjeçari Harizaj ishte duke udhëtuar me një automjet luksoz ‘Audi A8’ kur i ka prerë rrugën një tjetër makinë.

Në ‘Audi’ mësohet se ndodhet vetëm Harizaj dhe Caca, ndaj të cilëve është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Atentati ka ndodhur në një kthesë rruge në lagjen 13 të qytetit të Durrës, një zonë ku ulet shpejtësia e makinës dhe ku nuk ka pasur as ndriçim.

Edison Harizaj ka humbur jetën në vend, ndërsa Caca ndodhet në gjendje të rëndë.

Pak pas atentatit, policia ka gjetur 4 kilometra larg, në Shën Vlash automjetin e djegur, i cili dyshohet se u përdor nga autorët.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: