ATENTATI/ 10 të shoqëruar për vrasjen e mbrëmshme në Durrës, i plagosuri kalon në vdekje klinike

ATENTATI/ 10 të shoqëruar për vrasjen e mbrëmshme në Durrës, i plagosuri kalon në vdekje klinike
Policia e Durrësit ka shoqëruar dhe ka marrë deri tani në pyetje 10 persona për vrasjen e mbrëmshme.

Ndërsa trupi i Edison Harizajt ndodhet në morg, viktima e dytë e atentatit, Gentian Caci, ka kaluar në vdekje klinike.

I plagosuri u transportua gjatë natës nga Spitali Rajonal i Durrësit drejt Spitalit të Traumës, por gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar.

33-vjeçari ka marrë disa plagë të shkaktuara nga armë zjarri në trup, ka fraktura të shumta dhe i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pista kryesore që po hetohet, është hakmarrja ndërmjet grupeve të ndryshme kriminale, kjo edhe për shkak të së kaluarës së viktimave.

Edison Harizaj ishte person me precedentë penalë dhe njihej si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit. Ai ishte personi i dyshuar për vrasjen e Albano Xhaferit në Vlorë dhe zhdukjen e trupit pas krimit.

Harizaj ishte i dyshuar edhe për disa krime të rënda me eksploziv, duke përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdi Konomi.

Në timonin e automjetit tip “Audi” që u bë “shoshë” nga plumbat, ndodhej Caca, ndërsa Harizaj u gjet në sedijen e pasagjerit.

Ndaj makinës u derdhën rreth 30 plumba, ndërsa automjeti që dyshohet se është përdorur nga ekzekutorët, u gjet në i djegur në Shënavlash.

Krimi që tronditi Durrësin u krye në orët e vona të natës në një rrugë të pandriçuar në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, në zonën e plazhit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: