Arrestohet shoferja e dehur, bëri aksident, u largua nga vendngjarja

Arrestohet shoferja e dehur, bëri aksident, u largua nga vendngjarja
Një vajzë 21-vjeçare, e cila drejtonte mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër automjet.

Pas aksidentit vajza u largua nga vendngjarja për të marrë ndihmë mjekësore në spital, por policia e ka vënë në pranga.

“U arrestua në flagrancë Xh. T., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04. 11. 2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, M. P., duke drejtuar mjetin tip “Dacia”, është përplasur me mjetin tip “Smart”, të drejtuar në gjendje të dehur nga Xh. T., e cila ka lënë mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: