Arrestohet shoferi shqiptar me rreth 100 kg hashash në autobusin e linjës Sarandë-Athinë

Arrestohet shoferi shqiptar me rreth 100 kg hashash në autobusin e linjës Sarandë-Athinë
Një 34 vjeçar shqiptar, shoferi i autobusit Sarandë-Athinë, është arrestuar nga autoritet greke, pasi brenda mjetit që drejtonte është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabisi.

Droga prej 98 kg ishte e ndarë në dy çanta udhëtimi dhe ndodhej në zonën e bagazhit të autobusit.

Ai u arrestua natën vonë (7 nëntor) në autostradën Kakavijë-Janinë.

Përveç drogës, janë sekuestruar edhe 950 euro dhe dy dollarë amerikanë, një licencë dhe dy telefona celularë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: