Aksidenti/ Përplasen makinat në Unazën e Korçës, dy të vdekur

Aksidenti/ Përplasen makinat në Unazën e Korçës, dy të vdekur
Një aksident i rëndë ndodhi sot pasdite në Unazën e qytetit të Korçës, duke lënë pas dy persona të vdekur.

Paraprakisht dyshohet se një burrë dhe një vajzë kanë ndërruar jetë.

Policia lokale bën me dije se dy automjet janë përplasur fort midis tyre.

Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: