Aksidenti në Korçë/ Përplasen makinat, babë e bijë humbën jetën kur po kalonin në trotuar

Aksidenti në Korçë/ Përplasen makinat, babë e bijë humbën jetën kur po kalonin në trotuar
Baba dhe bijë, kanë gjetur vdekjen në unazën e qytetit të Korçës, pas përplasjes së dy makinave, kur ndodheshin duke ecur në trotuar.

Policia sqaron se viktimat janë Sokol H., 34 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare.

Po sipas saj, dy automjetet janë përplasur fort midis tyre, dhe kanë përfunduar në trotuar, pasi dyshohet se lëviznin me shpejtësi të lartë.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin.

Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: