Aksidenti në Elbasan – Librazhd, plagosen 5 persona

Aksidenti në Elbasan – Librazhd, plagosen 5 persona
Pesë persona u plagosën në një aksident që ndodhi sot në aksin Elbasan – Librazhd.

Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se një makinë tip “Audi” është përplasur me një “Volkswagen”.

Policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: