Aksident tek "Oxhaku", makina përplas këmbësorin 50-vjeçar

Aksident tek "Oxhaku", makina përplas këmbësorin 50-vjeçar
Një automjet është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën e Oxhakut në Tiranë.

Mësohet se makina ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, këmbësori është rreth të 50-tave. Ai është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe nisën punën për zbardhjen e rrethanave.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: