Dhjetë përdorimet e lëkurës së bananes

Dhjetë përdorimet e lëkurës së bananes
I njihni të gjitha përdorimet e lëkurës së bananes? Ky fryt është i magjishëm për shëndetin. Merita është e mineraleve dhe substancave ushqyese që ka. Banania është e pasur me vitaminë A, me vitamina të grupit B dhe vitamina C,K dhe J. Është shumë e pasur me fosfor, potas, magnez, zink, dhe bakër. Nuk duhet të mungojë në tryezat tona sepse është e aftë të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut, favorizon eliminimin e ujërave dhe fibrat që i ka me shumicë, rregullojnë kolesterolin në gjak. Por edhe me lëkurën e saj lehtësohen shumë shqetësime. Ja cilat janë përdorimet:

1. Maskë për fytyrën

Me lëkurën e bananes është e mundur të bëhet një maskë për fytyrën, falë enzimave që përmban dhe që lejojnë të kemi një fytyrë që është më e shëndetshme që në dukje. Lajeni mirë fytyrën me ujë e sapun. Kalojeni lëkurën e bananes në mikser derisa të kthehet në një brumë të butë dhe vendoseni në fytyrë. Lëreni derisa të thahet dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

2. Eliminon kallot

Merrni një copë lëkurë banane dhe vendoseni mbi kallo, izolojeni me një leukoplast ose garzë. Mbajeni aty për gati një javë. Kallo do të largohet në mënyrë natyrore.

3. Lufton aknen rinore

Nëse vuan nga akne në adoleshencë ose dhe më vonë, çdo mbrëmje kujtohu të fërkosh fytyrën me lëkurë bananeje. Shko fli dhe në mëngjës shpëlaje. Do të kesh shumë përmiësim.

4. Qetëson acarimet e lëkurës

Nëse vuan nga acarimet e shpeshta të lëkurës, si p.sh pas kruarjeve nga një pickim mushkonje, apliko lëkurën e bananes për disa minuta në zonën ku keni acarimin. Kjo është shumë e dobishme edhe për djegiet e vogla në lëkurë.

5. Zbardh dhëmbët

Për të pasur dhëmbë më të bardhë, përdoreni lëkurën e bananes nga pjesa e saj e brendshme. Fërkoje herë pas here mbi dhëmbë dhe do të duken menjëherë më të bardhë.

6. Lehtëson traumat

Pas një traume muskulore, mund të aplikoni lëkurën e bananes mbi pjesën e dëmtuar. Do të ndieni menjëherë lehtësim.

7. Parandalon rrudhat

Lëkura e bananes është ajo që bën për ty edhe në rastin kur do të parandalosh rrudhat në fytyrë dhe qafë. Vendoseni një pjesë të lëkurës së bananes direkt mbi lëkurë, veçanërisht mbi ballë. Efekti është i pabesueshëm, falë vitaminës A, E, potasit, hekurit dhe magnezit.

8. Trajtoni flokët e dëmtuar

Grijini në mikser lëkurat e bananes me pak ujë dhe vendoseni masën në flokët e dëmtuar për rreth 30 minuta. Më pas shpëlajeni.

9. Hidraton lëkurën

Banania është shumë e mirë për lëkurën e thatë dhe e hidraton atë. Grijeni lëkurën e një bananeje bashkë më një gjysmë kastravec dhe tulin e një mangoje. Do përfitoni një krem që ruhet në frigorifer për lëkurë të thatë.

10. Të heqësh cifla druri nga lëkura

Aplikoni një copë lëkurë bananeje në vendin ku ju ka hyrë cifla e drurit që nuk hiqni dot. Enzimat e bananes do ta eliminojnë në mënyrë natyrale, duke e bërë më të thjeshtë që ta hiqni.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: