“A duket më i madh barku im!” Anjeza Shahini surprizon edhe koleget me shtatzëninë

“A duket më i madh barku im!” Anjeza Shahini surprizon edhe koleget me shtatzëninë
Anjeza Shahini i ka munguar skenës prej disa kohësh.

Duket se impenjimet familjare pas martesës, sidomos fakti se tashmë është në pritje të fëmijës së parë, janë arsyet kryesore të mungesës së saj.

“A duket më i madh barku im”, ka shkruar këngëtarja në rrobat që mbante veshur dhe e ka postuar mesazhin e veçantë në Instagram, duke treguar teksa po relaksohej në një pishinë, indirekt se është në pritje të fëmijës së parë.

Koleget dhe miqtë e saj e kanë pritur mjaft mirë lajmin, po aq sa edhe janë habitur. Ndër to ka qenë edhe këngëtarja Olta Boka, e cila i ka shkruar: “Uaaaaaaa oooo Anjezkaaaa çfarëëë lajmiiiiii! Të të shkojë mbarëëë dashuriii! Ju përqafoj fort, fort”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: