A do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Ylli Manjani: Përgjigja ime është...

A do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Ylli Manjani: Përgjigja ime është...
Zyra e Presidencës njoftoi mbrëmjen e djeshme se Kreu i Shtetit “nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z. Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”. Për më tepër qëndrimi i presidentit rrezikon që sipas të gjitha gjasave të hapë një konflikt kostitucional, dhe një përplasje të fortë me qeverinë, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese aktualisht është jashtë funksioneve.

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm, janë ngritur shumë pikëpyetje, edhe pse qeveria është përpjekur të shmangë akuzat direkte.

Por pas këtij vendimi ka nisur të shpërndahet teza mbi mundësinë që ka Kuvendi me votat e shumicës së thjeshtë (70+1), të cilat i përkasin PS-së, se mund të propozojë shkarkimin e presidentit Meta.  Ndërkaq, Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisjes së kaluar kur LSI ishte në koalicion me PS-në, me profesionin jurist, pretendoi se sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet “me numrat e Rilindjes”.

Reagimi i plotë i Manjanit

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

“Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Përgjigja ime është: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vëmendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur; 1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë. 2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend. 3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen. Të dielë të mbarë!”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: