Atentati në Durrës, vdes i plagosuri Caci, shoqëruesi i mikut të Shullazit

Atentati në Durrës, vdes i plagosuri Caci, shoqëruesi i mikut të Shullazit
Ka ndërruar jetë në spitali, 33-vjeçari Genci Caca nga Vlora, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në një atentat në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë shtetasi Edison Harizaj.

Fillimisht, Gaca pësoi vdekje klinike, por u rikthye në jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Caca ishte i plagosur rëndë dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave prej mesnatës së djeshme.

33 vjeçari po udhëtonte nga Tirana në Vlorë me Edison Harizaj, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme nga plumbat.

Caca jetonte prej vitesh në Tiranë, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.

Ende nuk dihen motivet konkrete të krimit dhe as se kush qëndron pas tij, por ajo që dihet se autorët i kanë ndjekur viktima që do të vrisnin. Kjo do të thotë se atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Njësoj si në shumë krime të tjera, pas ngjarjes së mbrëmshme u gjet një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.

Djegia e makinave është një mënyrë për të humbur gjurmët dhe për të shkatërruar provat.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: