ZYRTARE/ Lopetegui shkarkohet nga Real Madrid, përgatitet Conte

ZYRTARE/ Lopetegui shkarkohet nga Real Madrid, përgatitet Conte
Tashmë Julen Lopetegui është shkarkuar zyrtarisht nga stoli i Realit të Madridit.

Pas humbjes së thellë të turpshme 5-1 ndaj Barcelonës, Florentino Perez ka vendosur për ta shkarkuar Lopeteguin i cili u emërua trajner i Realit, ndërsa ishte ende menaxher i Spanjës, pak ditë para se skuadra të luante takimin e parë në Kupën e Botës në Rusi.

Një eksperiencë që ka zgjatur me pak se katër muaj, duke kulmuar me humbjen në "El Clasico" mbrëmjen e së dielës. Pas 10 javësh kampionat, Reali i Lopetegui ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke qënë 10 pikë i distancuar nga kreu.

Me largimin e Lopetegui, Perez ka detyrën e vështirë për të gjetur pasardhësin e tij, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ish-trajneri i Chelsea dhe Juventusit, Antonio Conte. Momentalisht skuadra ka kaluar në duart e teknikut Santiago Solari.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: