Zyrtare, ja kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Strasburg

Zyrtare, ja kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Strasburg
Tashmë është zyrtare që Darian Pavli, një aktivist i shoqërisë civile, do të jetë përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sot është vendosur për Darian Pavlin.

Por kush është i riu që do të përfaqësojë Shqipërinë?

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është ‘jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.’

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: