Zidane “një vit me pushime”, nuk i pëlqen Anglia  

Zidane “një vit me pushime”, nuk i pëlqen Anglia  
United i heq gazetarit akreditimin, pasi raportoi se Mourinho do të shkarkohej pas ndeshjes

Pavarësisht ecurisë jo të mirë në Angli, Manchester United dha mbështetje maksimale ndaj trajnerit, Jose Mourinho.

Pas ndeshjes së fundit në Premier League, ndeshje që Djajtë e Kuq e fituan 3-2 kundër Newcastle, klubi i United i hoqi akreditimin një gazetari anglez pasi raportoi në median e tij se Mourinho do të shkarkohej pas ndeshjes.

Gazetari i  “The Mirror” raportoi të premten se Manchester United po përgatitej të shkarkonte Mourinho-n pavarësisht rezultatit ndaj Newcastle, madje duke iu referuar klubit.

Kjo pasi klubi anglez nuk kishte fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, megjithatë Mourinho qëndron në detyrë, sikurse nga Franca raportohet se “hija” e tij në stol, Zinedine Zidane, ka përjashtuar një lëvizje në Premier Ligë.

Për ish-trajnerin e Real Madrid, agjenti i tij, Alein Migliaccio zbuloi se pas mbylljes së karrierës në “Santiago Bernabeu” ai ndodhet në Francë ku nuk ka ndërmend të bëjë një lëvizje këtë vit.

“Ishte i lodhur nga nervat dhe ka zgjedhur të qëndrojë një vit pushim. Nuk ka ndërmend të kthehet këtë sezon”, tha Migliaccio, agjenti i vjetër i Zidane.

Madje edhe për të ardhmen, ai përjashton një lëvizje në Premier League.

“Nuk mendoj se do të shkojë në Angli, ky kampionat nuk është stili i tij”, shpjegoi Migliaccio. Zidane shihej nga mediat britanike si favor për t’u ulur në stolin e unitet, pas pozitave të lëkundura të Mourinho-s.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: