Xhafaj-Bashës: Ke qenë ministri i Brendshëm më i paaftë

Xhafaj-Bashës: Ke qenë ministri i Brendshëm më i paaftë
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ka cilësuar të pavërteta deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

Në një postim në rrjetin social, ministri flet me shifra për rezultatet teksa thotë se kreu i PD-së, Basha është ish-ministri i Brendshëm më i paaftë në vite.

“Basha, tha sot: “Ju parashtroj...një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite.

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkruan ministri Xhafaj.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: