Vritet në "derë të shtëpisë" me armë, ish-kryeplaku në Lushnje

Vritet në "derë të shtëpisë" me armë, ish-kryeplaku në Lushnje
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Alla 41 vjeç, ish-kryeplak i këtij fshati.

Nga informacionet paraprake mësohet se 41-vjeçari është qëlluar me armë zjarri para banesës së tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: